Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio ka dhënë përditësimet e reja rreth të ardhmes së Haaland, transmeton Sinjali Sport.
Sipas Di Marzios, Manchester City duket favorite për shërbimet e yllit norvegjez pasi oferta e anglezëve është më e mirë sesa e Real Madridit.
Manchester City ka paraqitur tashmë një ofertë joshëse për sulmuesin e Borussia Dortmund, që është një pagë rreth 30 milionë në sezon për pesë vjet.
Oferta e paraqitur nga anglezët do të përfshinte një klauzolë prej 75 milionë eurove, aq sa kërkonte klubi gjerman.
Ndërkohë oferta tjetër e paraqitur nga klubi spanjoll, megjithatë duket se nuk e ka bindur plotësisht sulmuesin norvegjez, i cili preferon tani një lëvizje drejt gjigantit anglez.