Klubi saudit, Al-Hilal raportohet se gjatë ditës së sotme ka dorëzuar një ofertë astronomike dhe rekorde drejt PSG-së për Kylian Mbappe, raporton Gazeta Sinjali Sporti.
Oferta – siç ka zbuluar gazetari italian Fabrizio Romano – kap vlerën e 300 milionë eurove.
Detaje të reja nga kjo mega-kontratë janë zbuluar edhe nga gazetari James Benge,
Oferta në fjalë vlen vetëm për 1-sezon, që e bënë edhe më të çmendur këtë shumë transferimi.
Sipas Benges, Mbappe për 1 sezon do të përfitonte 700 milionë euro dhe 13.4 milionë euro vetëm në javë.
Kjo më pas do t’i paraprinte atij që të transferohej në Real Madrid pas përfundimit të kontratës së 1-sezoni, duke iu bashkuar falas klubit madrilen.
Ende nuk dihet nëse PSG do ta pranojë këtë ofertë, megjithëse ajo çfarë dihet është se klubi francez e dëshiron largimin e tij këtë verë, për ta shmangur një largim pa asnjë cent verën e ardhshme.
Praktikisht kjo ofertë se mund t’i konvenonte parisienëve dhe me siguri se do ta pranonin me ‘dy duar’, megjithatë kjo mund të varet edhe te lojtari nëse dëshiron apo jo të largohet nga PSG këtë verë.
Intenca e deritashme e lojtarit ka qenë që ai të qëndrojë edhe për një sezon te klubi parisien deri në mbyllje të kontratës dhe më pas të kalojë në Real Madrid si transferim i lirë.