image Ofendime dhe gjuajtje me vezë ndaj Albin Kurtit në Skënderaj

Kosovë

Ofendime dhe gjuajtje me vezë ndaj Albin Kurtit në Skënderaj

news image

Gazeta Sinjali të hënën raportoi se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkuar për fushatë në Skënderaj. Mirëpo, tubimi në këtë komunë nuk është mirëpritur nga disa qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, shihet se disa qytetarë duke e gjuajtur me vezë të kreun e Vetëvendosjes, i cili ka shkuar atje për fushatë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me kandidatin për deputet të Vetëvendosjes nga Komuna e Drenasit, Enver Dugolli.

Dugolli i cili po e shoqëronte Kurtin në Skënderaj ka thënë se tentimi i disa njerëzve për të penguar aktivitetet e VV-së, nuk janë “Drenica e vërtetë”.

Askush nuk ka arritë të ndërpresë takimet tona. VV dhe Albin Kurti po pritet si asnjëherë më parë. Zërat e dëshpërimit të disave në Skënderaj të cilët organizojnë ca njerëz për të penguar aktivitetet tona, nuk janë Drenica e vërtetë. Qytetari i Drenicës është ngopur me ta, prandaj e pret dhe mirëpret VV-në dhe Albinin. Ne ende jemi në aktivitete nëpër fshatra të Skënderajt“,ka thënë Dugolli për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/