image OEK dhe Qeveria e Kosovës harmonizojnë vendime emergjente që priten të miratohen shumë shpejt

Kosovë

Siguri/ OEK dhe Qeveria e Kosovës harmonizojnë vendime emergjente që priten të miratohen shumë shpejt

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se OEK bashkë me qeverinë kanë harmonizuar disa vendime emergjente që priten të miratohen sot ose nesër.

Këto janë vendimet:

– Të shtyhen të gjitha raportimet financiare, së paku deri më 30 Prill 2020;

– Rekomandohet BQK-ja të merr vendim, në bashkëpunim me bankat komerciale, që të prolongon obligimet kreditore të klientëve, deri më 30 Prill 2020;

– Të shtyhen të gjitha obligimet për pagesë të shërbimeve publike, deri më 30 Prill 2020;

– Të lehtësohet në maksimum qarkullimi i lirë i mallrave;

– Bizneset që nuk e kanë të ndaluar veprimtarinë, pra ato që nuk hyjnë në kategorinë e kafeve, bareve, restoraneve, qendrave tregtare, duhet të vazhdojnë punën normalisht, me masa preventive për shëndetin e punëtorëve;

– Së shpejti do të propozojmë plan të qartë për mbështetje financiare, sidomos për NVM-të.

*të gjitha mund të ndryshohen, varësisht nga kohëzgjatja e masave për COVID-19./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2645204002471817