Bizneset anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës kanë dhuruar 200 pako ushqimore donacion për familjet në nevojë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Sot kemi pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës, Berat Rukiqi. Ky donacion vjen nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike dhe u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve po rritet si pasojë e situatës nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Me këtë rast, Ahmeti ka falënderuar Odën Ekonomike dhe biznesit për këtë donacion dhe siç tha ai, për solidaritetin me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë./Gazeta Sinjali/