image Oda e Hotelerisë paralajmëron protesta kundër masave të reja antiCOVID

Sociale

Oda e Hotelerisë paralajmëron protesta kundër masave të reja antiCOVID

news image

Pas vendimit të Qeverisë së vendit për masat e reja antiCOVID, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku ka kundërshtuar këto masa.

Kryetari i Odës, Hysen Sogojeva tha se nuk janë konsultuar nga Qeveria për masat e reja që janë miratuar në mbledhjen e djeshme. Ai më tej tha se po kërkojnë zgjatjen e orarit të punës deri në ora 01:00 si dhe lejimin e mbajtjes së ahengjeve, duke shtuar se ata marrin përgjegjësi nëse ndodh të ketë shtim të numrit të rasteve.

Sogojeva tha se ende nuk ka filluar shpërndarja e mjeteve të premtuara nga Qeveria dhe sa ka shumë biznese që gati dy vjet nuk kanë punuar.

Si rezultat i masave që janë marrë ditën e djeshme pa dëshirë tonë kemi qenë të obliguar ta mbajmë këtë konferencë. Ne kemi pasur edhe kuvendin e Odës dhe kanë lindur kërkesat janë zgjatja e afatit të TVSh. Pritet që mbas 1 janarit të ndryshohet. Ne kërkojmë zgjatje 5 vjet të TVSh. Prej 420 milionë ende nuk ka filluar ndarja. Kërkohet që mbulim i qirasë të jetë sipas Ligjit për rimëkëmbje. Ka biznese që 600 ditë nuk kanë punuar. Me vendimin e mbrëmshme që ka marrë Qeveria shkresat që i kemi dërguar me shkrim nuk janë marrë parasysh”, tha ai.

Sipas tij asnjë vendim nuk është i mirë nëse nuk konsultohet me Odën dhe bizneset.

Kërkojmë zgjatjen e orarit të jetë deri në ora 01:00. Ora policore është e pakuptimtë. Të fillojnë organizimet e ahengjeve dhe ne mbajmë përgjegjësinë. Çdo vendim që merret pa u konsultuar për ne është i njëanshëm. Mund të ketë edhe protesta” tha tutje ai.

Ndërsa, këngëtari Afrim Muçiqi, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë t’i rishikojnë edhe njëherë masat sepse sipas tij, ata vazhdimisht janë shkelur nga ana e Qeverisë duke mos u marrë për bazë kërkesat e tyre.

Ky vendim i mbrëmshëm është i papranueshëm për ne. Jemi zotuar se do t’i marrim të gjitha përgjegjësitë ku çdo pronar nuk do të lërë asnjë person pa vaksinë brenda. Ne u tradhtuam nga ai takim. Është rebelim i atyre që përfaqësojmë. I bëjmë thirrje ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë ta rishikojë edhe njëherë këtë vendim. Ne nuk jemi kundër masave mirëpo jo në këtë formë të anashkalojnë sepse është shkelje e bizneseve”, tha ai.

/GazetaSinjali/