image Oda e Farmacistëve bën thirrje që të vendoset rregull me çmimet e produkteve medicinale

Shëndetësi

Oda e Farmacistëve bën thirrje që të vendoset rregull me çmimet e produkteve medicinale

news image

Oda e Farmacistëve të Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale të bllokuar tashmë e sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Oda ka kërkuar që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.

Sipas kësaj organizate, ata kanë reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale.

Ky reagim gjithashtu është dërguar edhe në adresat e ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës por edhe gjatë dëgjimit publik të Ligjit për COVID. Shkresa e bashkëngjitur (e datës 11 gusht) në pikën e dytë pikërisht në kohën e hartimit të Ligjit për COVID e përmban propozimin por njëkohësisht shqetësimin e OFK lidhur me këtë çështje. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim”, thuhet në reagim.

/Gazeta Sinjali/