Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ngushëllim për familjarët që humbën më të afërmit e tyre në aksidentin në minierën e Novobërdës.
Ky aksident la të vdekur dy minatorë të kësaj miniere, shkruan Gazeta Sinjali.
Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2 mijë euro, respektivisht nga 1 mijë euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehëtarit Idriz Gerbeshi.
“Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/