image O'Connell: Njerëzit janë lodhur nga 'patriotët'

Kosovë

Zgjedhjet/ O’Connell: Njerëzit janë lodhur nga ‘patriotët’

news image

OJQ-ja “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur” ka organizuar mëngjesin e sotëm konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Me këtë rast u tha se duhet bërë me tepër për zbardhjen e fatit të 1653 personave të zhdukur në Kosovë, teksa u adresuan kritika ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare për mos seriozitet në zbardhjen e kësaj çështje.

Pjesë e kësaj konference ishin edhe dy ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Të dy theksuan se duhet të bëhet më tepër për zbardhjen e personave të zhdukur.

Ambasadori O’Connell tha se duhet të bëhet me tepër që të zbardhet çështja e personave të zhdukur, teksa iu bëri thirrje politikanëve që të mos e keqpërdorin këtë çështje për arsye politike në fushatën zgjedhore, sepse sipas tij njerëzit janë lodhur nga kjo.

“Duhet të bëjmë çmos që të zbardhet çështja e personave të zhdukur. Është shumë e rëndësishme që ne që kemi fuqi në këtë fushë të bëjmë çmos për zbardhjen e personave të zhdukur. Qeveritë në Ballkan kanë dhënë zotimin se kjo çështje mos të keqpërdorët për arsye politike. Është më së lehti që në fushatën zgjedhore të prezantohesh si patriot i madh, mendoj që njerëzit janë lodhur nga kjo”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori amerikan Philip Kosnett, duke përmendur procesin zgjedhor në Kosovë edhe në Serbi, u kërkoi Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë përparimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përparimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Unë inkurajoj politikën më dy vendet ku janë më prag të zgjedhjeve të iu tregojnë qytetarëve se çka duhet bërë për persona të zhdukur.