Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut me Serbinë për një të ardhme më të mirë mes dy shteteve.
“Deri sa unë largohem, ka një shans që Kosova jo vetëm të arrijë marrëveshje me Serbinë, por edhe të hedhë themelet për miqësi në të ardhmen. Udhëheqësit tuaj duhet ta negociojnë këtë; dhe ndërtimi i paqes është i vështirë”
Ai ka thënë se qytetarët e ndershëm nga Kosova dhe Serbia duhet të ngadhnjejnë mbi kriminelët përmes ndërtimit të urave të bashkëpunimit.
“Unë do të thoja që. Kriminelët tashmë bashkëpunojnë shumë ngushtë në të gjithë Ballkanin. Qytetarët e zakonshëm dhe të ndershëm duhet ta gjejnë mënyrën si të bashkëpunojnë më mirë sesa kriminelët.”, ka thënë O`Connel.
Ai ka deklaruar se sa më e fortë të jetë Kosova aq më e sigurt është Britania. O`Connel ka porosituar kosovarët që ta marrin fatin në duar të veta se kah dëshirojnë t`i japin udhë vendit. Sipas tij është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet dhe për luftimin e krimit të organizuar. /Sinjali/