image OBSH thotë se varianti indian i COVID-19 përbën shqetësim global

Shëndetësi

OBSH thotë se varianti indian i COVID-19 përbën shqetësim global

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin e koronavirusit, që është zbuluar së pari në Indi në vitin e kaluar, si “variant për shqetësim global”.

Është thënë se studimet përfundimtare kanë treguar se mutacioni B.1.617 shpërndahet më shpejt sesa variantet e tjera dhe se ka nevojë për më shumë studime.

Varianti tashmë është shpërndarë në më shumë se 30 vende, ka bërë të ditur OBSH-ja. Edhe tri variantet e tjera nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Brazili janë klasifikuar njësoj.

Një mutacion kalon nga “varianti për interesim” në një “variant për shqetësim”, kur ka prova se e ka të paktën një prej kritereve të rënda, përfshirë bartjen e lehtë, sëmundjen më të rëndë, neutralizimin e zvogëluar nga antitrupat apo efektshmëri më të ulët të trajtimit apo vaksinave.

OBSH-ja ka njoftuar se vaksinat aktuale do të vazhdojnë të jenë efektive ndaj variantit indian, ndonëse udhëheqësi teknik i organizatës ka thënë se mund të ketë prova të “neutralizimit të zvogëluar”.

/GazetaSinjali/