image OBSH jep shifrat, kaq spitale sulmoi Rusia në Ukrainë

Botë

OBSH jep shifrat, kaq spitale sulmoi Rusia në Ukrainë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka verifikuar 200 sulme në shtëpitë e shëndetit në Ukrainë, që nga nisja e luftës, ka thënë drejtori gjeneral Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke e nxitur Rusinë që të ndalë këtë luftë.

Duke folur nga Kievi, pasi kaloi dy ditë në Ukrainë, Tedros tha se është shumë i prekur nga ajo që ka parë dhe ka dëgjuar.

Tedros tha se sulmet nëpër spitale duhet të ndalen, duke shtuar: “Është vetëm një ilaç që OBSH nuk mund ta sigurojë dhe për të cilin Ukraina ka nevojë më shumë se çdo tjetër dhe kjo është paqja.”

Pra, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë këtë luftë”, tha ai.

Tedros tha se ai diskutoi situatën shëndetësore në vend me zyrtarët ukrainas dhe tha se OBSH do të vazhdojë të mbështesë sistemin e kujdesit shëndetësor të Ukrainës, shkruan CNN.

“Mesazhi im për të gjithë popullin e Ukrainës është se OBSH qëndron me ju”, tha ai.

Shefi i OBSH-së tha se, pavarësisht nga shkatërrimi, ai ka parë gjithashtu “rezistencë të jashtëzakonshme” në Ukrainë ndërsa njerëzit bëjnë përpjekje që të rifillojnë jetën e tyre.

“Koha që kalova këtu më ka ndikuar shumë personalisht. Si dikush që është rritur në një zonë lufte, e kuptoj shumë mirë se si ndihet populli i Ukrainës”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili vjen nga Etiopia.