Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka hedhur poshtë zërat se koronavirusi është duke humbur fuqinë e tij.
Kohët e fundit, shumë infektologë kanë thënëse ka shenja që virusi është bërë më pak vdekjeprurës. Madje, profesori Alberto Zangrillo, kreu i njësisë së terapisë intensive në spitalin “San Raffaele” në Itali u shpreh se “koronavirusi klinikisht nuk ekziston më”.
Por një sërë mjekësh reaguan për këtë deklaratë, përfshirë ekspertë të OBSH-së, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur këtë ide.
“Për sa i përket transmetueshmërisë nuk ka ndryshuar, mund të them të njëjtën gjë dhe për ashpërsinë”, u shpreh epidemiologjistja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. /Gazeta Sinjali/