Ditën e fundit të vitit 2020, një punëtore e furrës në Milloshevë të Obiliqit e kaloi në stacionin policor të qytetit, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo dje në orët e mëngjesit ka informuar policinë se ka këmbyer 50 euro të letrës me të dyshuarin e pa njohur, i cili i kishte dhënë 50 euro para të metalta të cilat dyshohen që janë të falsifikuara.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda policisë, ankuesja gjatë kohës sa ka qenë duke ia kthyer kusurin klientëve të tjerë i ka vërejtur parat e falsifikuara.
Sinjali merr vesh se policia ka sekuestruar 23 euro.