image Obiliq/ 57-vjeçari gjen granatë dore në shtëpinë që e bleu, intervenon FSK-ja e KFOR-i amerikan - Sinjali

Obiliq/ 57-vjeçari gjen granatë dore në shtëpinë që e bleu, intervenon FSK-ja e KFOR-i amerikan

news image

Policia, FSK e KFOR-i amerikan kanë intervenuar në Obiliq, ku u raportua për një mjet të pashpërthyer në një shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi, në rrugën “Xhavit Haziri”, pronari i së cilës njoftoi Policinë se ka gjetur një mjet të dyshuar, gjatë pastrimit të shtëpisë.

Sinjali mëson se në këtë shtëpi, që pronari e kishte blerë para pak ditësh, u gjet një granatë dore.

Pas intervenimit të njësive përkatëse dhe sigurimit të vendit të ngjarjes, mjeti i dyshuar është tërhequr dhe gjithçka ka shkuar siç duhet.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin