image OAK kërkon nga MBPZHR rritjen e subvencioneve për prodhuesit e peshkut

Biznes

OAK kërkon nga MBPZHR rritjen e subvencioneve për prodhuesit e peshkut

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës i’u drejtua me një kërkesë Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Besian Mustafa, përmes së cilës kërkoi përkrahje për rritje të subvencioneve dhe ndryshimin e masës për sektorin e prodhuesve të peshkut.

Në kërkesën e adresuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës theksohet që zhvillimi i sektorit të prodhuesve të peshkut po përkrahet nga MBPZHR përmes subvencioneve dhe granteve.

Mirëpo, kjo odë kërkon që shuma e këtyre subvencioneve dhe granteve të rritet nga 0.20 euro në 0.50 euro për kilogram, duke pasë parasysh situatën e krijuar sidomos kohëve të fundit si rezultat i pandemisë.

“Grantet nga masa 302 të barten në masën 101, pasiqë masa 302 kufizon investimet vetëm deri në shumën 50,000 €, gjë që duke marrë parasysh kostot e larta të shpenzimeve për investimet në hurdha, objekte përcjellëse, mekanizëm dhe pajisje, vlerësohet se kjo shumë nuk mundëson investime sipas planit për zhvillimin e sektorit”, thuhet në kërkesën e Odës së Afarizmit të Kosovës./Gazeta Sinjali/