image OAK: Deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës

Biznes

OAK: Deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës

news image

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë deklaruar se shumë ndërmarrje po mbyllen për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe se ky numër pritet të rritet në vazhdimësi, andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratohet ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi ka thënë për RTK, se kjo po vjen si rezultat i pandemisë dhe gjendjes së rëndë të të bërit biznes, ku një pjesë e madhe e tyre kanë ndërprerë punën ose kanë bërë të ashtuquajturën pauzë të përkohshme me shpresë se do t’i rihapin përsëri bizneset për të filluar punën.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës, del se deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës, ndërsa nëse kjo gjendje vazhdon dhe nëse bizneset nuk kanë përkrahjen e duhur nga shteti, gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë deri në 70 mijë qytetarë të papunë. /Gazeta Sinjali/