Nënkryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Naim Rudari, ka thënë se përjashtimi i avokatit Besnik Berisha nga gjykimi i Shaban Gogajt nën pretendimin se e ka prishur rendin në gjykatë, është bërë pa i dhënë vërejtje gjykata.
Ai në RTV Dukagjini ka ftuar krerët e drejtësisë që të gjejnë dëshmi se kur e ka prishur rendin e gjykatës avokati Berisha.
“Avokati Besnik Berisha është gjobitur pastaj përjashtuar pa i dhënë asnjëherë vërejtje Gjykata. Për më keq ka thënë se ai ka prish rendin në gjykatë. Le të dalin krerët e drejtësisë le ta dëshmojnë në çfarë forme ka prish rendin ai në gjykatë”, është shprehur Rudari.
Avokati Besnik Berisha është përjashtuar nga gjykimi i Shaban Gogajt dhe Oda e Avokatëve të Kosovës ka vendosur që mos të caktojë asnjë avokat tjetër në këtë rast dhe se kushdo që nuk respekton vendimet e këtij institucioni, bën shkelje disiplinore. /GazetaSinjali/