image ‘O kaq, o nuk shkoj në punë’/ Kurti kërkon ndërprerjen e grevës, akuzon SBASHK-un se po bën shantazh

Arsim

‘O kaq, o nuk shkoj në punë’/ Kurti kërkon ndërprerjen e grevës, akuzon SBASHK-un se po bën shantazh

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar sërish që të ndërpritet greva e mësimdhënësve, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti në Samitin Digjital që po mbahet në Prishtinë, tha para mediave se duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë, teksa ka akuzuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se po bëjnë shantazh.

“Me sindikatat evropiane kam një takim pasdite. Për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi me 50 euro bëhet për t’u përballur me inflacionin e jo si zëvendësim për projektligjin për paga. Zgjidhja më e dobishme është që edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nxënësit. Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve. I kemi paraqitur të gjitha masat e pakos së re të përballje me inflacion. Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa mirëpo ajo çka nuk kemi parë është pushimi i shantazhit “o kaq ose nuk shkoj në punë”. Të gjithë që marrin paga duhet të kryejnë punën meritore të pagave që marrin”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

Ndryshe, mësimdhënësit e të gjitha niveleve arsimore janë në grevë që nga 25 gushti. Ata kërkojnë që Qeveria t’ua ndajë nga 100 euro shtesë deri në zbatimin e Ligjit për Paga, por kjo kërkesë nuk është plotësuar ende nga ekzekutivi.

/GazetaSinjali/