image “O engjëj, mezi pritëm t’ju shihnim”, mesazhi prekës për dy motrat që humbën jetën në Gjermani

Kosovë

“O engjëj, mezi pritëm t’ju shihnim”, mesazhi prekës për dy motrat që humbën jetën në Gjermani

news image

Vdekja tragjike e dy motrave nga Topanica e Kamenicës, Erza dhe Aulona Zubaku, ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin shqiptar.

Pas lajmit të rëndë për humbjen e tyre në një aksident trafiku në Gjermani, familjarët kanë ndarë mesazhe prekëse dhimbjeje dhe lamtumire në rrjetet sociale.

Një nga postimet më emocionuese është ai i xhaxhait të tyre, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e dy vajzave.

“Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, ka shkruar ai.

Sipas informacioneve nga autoritetet gjermane, aksidenti fatal ndodhi në autostradën A5 pranë Appenweierit. Në aksident u përfshinë pesë automjete, ndërsa dy motrat humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/