image “O bre t'shkatërroj, t’vraj/ Prishtinasi kapet me shoferin që parkoi veturën para banesës, e pret derisa del dhe ia nxjerrë thikën

Siguri

“O bre t’shkatërroj, t’vraj/ Prishtinasi kapet me shoferin që parkoi veturën para banesës, e pret derisa del dhe ia nxjerrë thikën

news image

Mungesa e parkingjeve por edhe parkimet e veturave vend e pa vend jo rrallëherë kanë shkaktuar përleshje mes pjesëmarrësve në trafik. Ka pasur raste kur përleshjet kanë eskaluar edhe në kërcënime me armë, siç ka ndodhur në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur në këtë rrugë, në afërsi të një banese, ku një 34-vjeçar e kishte parkuar veturën në afërsi të një ndërtese, gjë që e kishte mllefosur një qytetar që po kalonte andej, i cili i kërkoi që të mos e parkojë veturën aty dhe më pas dyshohet se e kërcënoi me një mjet të mprehtë, thikë.

Kanosja serioze erdhi pasi shoferi doli nga vetura dhe shkoi në banesë, por kur u kthye e gjeti të njëjtin person, duke e pritur me thikë, me ç’rast sipas burimeve nga Prokuroria dyshohet se i tha “t’vraj, krejt bre t’shkatërroj”.

Përballë kësaj situate, posa Policia mori informacionin për përleshjen, dy palët u shoqëruan në stacion policor për t’u intervistuar, derisa nga i dyshuari me rastin e kontrollit policor u konfiskua edhe thika.

Ndaj tij, Prokuroria ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “kanosja”.

/GazetaSinjali/