Nxënësit e Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ kanë kënduar këngë tradicionale ukrainase në shenjë solidarizimi me këtë shtet.
Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në llogarinë e saj në Twitter ka ndarë videon e nxënësve të cilët shihen duke kënduar këngë ukrainase.
“Një realizim i bukur i nxënësve të Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë. Një këngë tradicionale ukrainase, në mbështetje dhe solidarizim me Ukrainën dhe popullin e saj! ‘Ой ходить сон, коло вікон’. ‘The Dream Passes by the Window’”, ka shkruar Nagavci.