Nxënësit e klasës e 2/4, të shkollës ”Dardania” të hënën ka mundësi që nuk do të rreshtohen në oborr për të hy në mësim.
Prindërit e këtyre fëmijëve nuk po pajtohen me orarin e mësimit që nisë në 15 e përfundon në orën 18:30.
”Ne kemi vendos që si klasë e dytë, konkretisht e dyta/katër, prej nesër ta bojkotojmë mësimin”, ka thënë përfaqësuesja Besarta Rrahmani.