Një test i “papërshtatshëm” i është bërë nxënësve të klasave të gjashta në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Faik Konica” në Prishtinë
A pini cigare, a përdorni drogë dhe a bëni seks, ishin disa nga pyetjet që i janë bërë nxënësve të klasave të shtata të kësaj shkolle, raporton Klan Kosova.
Gjithë ky “hulumtim” u bë pa dijeninë e drejtorit të shkollës dhe pa dijeninë e Drejtorisë për Arsim të Komunës së Prishtinës.
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Shpresa Shala, ka deklaruar se nëse do të ishin në dijeni për këtë test, ai sigurisht se do të ndalohej.
As mësuesit kujdestarë e as Këshilli i Prindërve nuk kanë qenë të informuar për këtë test i cili do t’iu bëhej nxënësve!
Ndërsa disa prej nxënësve kanë thënë se ata që kanë refuzuar t’i përgjigjen këtij testi, janë kërcënuar nga autorët se do të dërgohen tek psikologu./Sinajli/