Një vrasje tronditi sot lagjen Vranjevc në Prishtinë, pasi një nxënës u ther për vdekje me thikë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë lagje.
Sinjali mëson se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Sinjali ende s’ka marrë një përgjigje zyrtare nga Policia.