image Policia lëshon njoftim për ngjarjen tragjike në Prishtinë - Nxënësi që u vra është 14-vjeçar

Policia lëshon njoftim për ngjarjen tragjike në Prishtinë – Nxënësi që u vra është 14-vjeçar

news image

Një nxënës i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” është therur sot për vdekje, rreth orës 07:30, raporton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”

/GazetaSinjali/