Pesëmbëdhjetë fëmijët e Akademisë Brainobrain Kosovë kanë marrë pjesë në Garat e 8-ta Ndërkombëtare të Aritmetikës mentale dhe të abakusit të mbajtura në Dubai, të organizuara nga Akademia B 10.
Një ndër nxënësit që tregoi rezultat të shkëlqyeshme në këtë garë është edhe Vals Shehu nga shkolla e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Valsi, i cili është nxënësi i klasës së gjashtë në këtë shkollë bashkë me 10 nxënës të tjerë janë shpallur fitues, duke zënë vendet e para për kategori dhe mosha të ndryshme.