image Nxehen gjakrat mes të rinjve në Malishevë/ I mituri e bën për spital një 26-vjeçar, e godet me shufër metalike dhe ia dëmton veturën

Siguri

Nxehen gjakrat mes të rinjve në Malishevë/ I mituri e bën për spital një 26-vjeçar, e godet me shufër metalike dhe ia dëmton veturën

news image

Një dukuri mjaft shqetësuese për shoqërinë janë bërë përleshjet mes të rinjve që jo rrallëherë kanë përfunduar tragjikisht. Një rast i rëndë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Marali të Malishevës, ku një 26-vjeçar ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve të marra nga një rrahje me një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në rrugë, ku pas një mosmarrëveshjeje, 17-vjeçari e kishte goditur me shufër metalike 26-vjeçarit, të cili më pas ia ka goditur edhe veturën duke i shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 26-vjeçari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, por për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar të miturin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me vendim të prokurorit, 17-vjeçari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

/GazetaSinjali