image Nvidia prezanton çipin e ri për AI në kompjuterët personalë, synon revolucion në përdorimin e teknologjisë

Teknologji

Nvidia prezanton çipin e ri për AI në kompjuterët personalë, synon revolucion në përdorimin e teknologjisë

news image

Kompania teknologjike Nvidia ka prezantuar një çip të ri për kompjuterët personalë, duke zgjeruar praninë e saj në tregun e pajisjeve të konsumit të bazuara në inteligjencën artificiale.

Njoftimi u bë nga shefi ekzekutiv Jensen Huang gjatë një prezantimi në panairin teknologjik Computex në Taipei të Tajvanit.

Çipi i ri, i quajtur RTX Spark, përshkruhet si një “superçip” i gjeneratës së re të inteligjencës artificiale, i cili synon ta shndërrojë kompjuterin personal në një “bashkëpunëtor digjital”.

Sipas kompanisë, pajisjet e reja do të integrohen në kompjuterë me Windows nga prodhues si Lenovo, HP, Dell, Microsoft Surface, Asus dhe MSI.

Modelet e para pritet të dalin në treg gjatë vjeshtës, ndërsa lansimi do të pasohet edhe nga kompani të tjera teknologjike.

Ndërkohë, paralelisht me njoftimin, Shtetet e Bashkuara kanë shtrënguar rregullat për eksportin e çipave të avancuar drejt kompanive kineze, duke rritur tensionet në sektorin global të teknologjisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/