Laert Vasili, finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka folur pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë me publikun detaje nga përvoja e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend dhe zhvillimet në jetën personale e profesionale pas daljes.
Aktori ishte i ftuar në një emision televiziv, ku rrëfeu se si ka qenë ky rrugëtim për të dhe çfarë po ndodh tani që spektakli ka përfunduar. Ai foli për projektet e tij në fushën e artit dhe për marrëdhëniet që ka krijuar gjatë kohës së qëndrimit në BBVIP.
Gjatë intervistës, moderatorët i bënë një kërkesë t’i telefononte nënës së tij, Rebekës, për t’i bërë disa pyetje në kuadër të emisionit.
Pjesë nga biseda:
Laerti: Jemi live në emision, kujdes çfarë do thuash, vetëm mos më shaj të lutem
Salsano: Mami Rebeka je live në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Sa herë i thua Laertit “më sill nuse në shtëpi”?
Rebeka: Asnjëherë
Salsano: Me çfarë cilësish e do nusen ti?
Elona: Si e do nusen, shqiptare, greke?
Rebeka: Si ta dojë Laerti. Po e deshi Laerti 1 herë, unë do ta dua 100 herë.
Salsano: Çfarë të keqe ka Laerti, që ti nuk ia rregullove dot gjithë jetën?
Rebeka: Laerti ka një të keqe që e kam edhe unë, është jashtëzakonisht i mirë. Ai edhe shpirtin e tij e jep për të tjerët.
Salsano: Vetëm për Valbonën nuk e dha shpirtin!
Rebeka: Nuk dinte Valbona ta manovronte Laertin se Valbona i bërtiste dhe e shante. Po si mund t’i jepte shpirtin Laerti?!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!