Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë e para sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 3 mijë e 087 raste.
Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 mijë e 087 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të shtunën, 410 janë regjistruar në Prishtinë.
Pas Prishtinës, me raste aktive prin Ferizaj me 1,280 dhe Gjilani me 1,242.
MSH-ja njoftoj nga 12.66 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot po ashtu janë shëruar 325 qytetarë, ndërkaq deri më sot janë shëruar 106.700 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në këtë link mund t’i shikoni të gjitha të dhënat e MSH-së.