image Numri dhe gjendja e pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Numri dhe gjendja e pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 203 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 112 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se tre pacient janë të vendosur në respirator, nëntë në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 123 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 46 raste të reja me koronavirus, 101 pacientë janë shëruar, ndërsa është raportuar një viktimë. /Gazeta Sinjali/