image Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, LDK-ja nën 50% - Sinjali

Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, LDK-ja nën 50%

news image

Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas rezultateve të KQZ-së, 21 komuna shkojnë në balotazh, sepse asnjë kandidat nuk ka arritur t’i marrë mbi 50 për qind të votave.

Një nga këto komuna është edhe Fushë Kosova. Kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i kësaj komune, Burim Berisha për “një fije” nuk ka arritur ta kalojë 50 për qindshin.

E numërimi i votave nga diaspora ka bërë që mundësia e tij të zbehet edhe më shumë. Atij iu deshtën vetëm edhe 14 vota që ta evitonte balotazhin, mirëpo nuk i mori sepse shumica e 80 votave të diasporës i shkuan kundërkandidatit të tij, Enver Bajçinca (LVV).

Nga numërimi i votave të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, krahas 25,33% të tyre sa i mori kandidati i LVV-së, Enver Bajçinca.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin