Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 48.90% të votave, respektivisht 48,983 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 24.44% apo 24,483 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta me 19.05% apo 19,078 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.13% të votave, që përkthehen në 5,134 vota.
Rezultatet e publikuara nga KQZ pasqyrojnë përfundimin e procesit të numërimit në kryeqytet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!