Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.
E edhe në komunën e Junikut janë numëruar votat e mërgatës, shkruan Sinjali.
Sipas rezultateve, prinë Ruzhdi Shehu i LDK-së mirëpo jo mjaftueshëm për t’i ikur balotazhit. Ai ka marrë 446 vota nga diaspora.
Pas tij radhitet Agron Kuçi i AAK-së me 330 vota.
Nga votat e ardhura me postë, 61 shkojnë për VV-në dhe asnjë për PDK-në.
1.AAK / 1062+330=1392
2.LDK / 851+446=1297