Procesi i numërimit të votave po vazhdon në të gjithë Kosovën, ndërsa rezultatet preliminare po japin një pasqyrë gjithnjë e më të qartë të renditjes së subjekteve politike.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të mbi 70% të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me mbi 42% të votave.
Në vendin e dytë mbetet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 22%, ndërsa e treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me afërsisht 18%.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon të mbajë vendin e katërt me mbi 7% të votave të numëruara deri më tani.
Rezultatet vazhdojnë të përditësohen në kohë reale, ndërsa pritet numërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve për të qartësuar përfundimisht përbërjen e re politike në Kuvendin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!