image Numërohen mbi 23% të votave, shtrembërohen të gjitha rezultatet si shkak i problemeve në faqen e KQZ-së

Zgjedhjet 2026

Numërohen mbi 23% të votave, shtrembërohen të gjitha rezultatet si shkak i problemeve në faqen e KQZ-së

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe kanë nisur të mbyllen nga ora 19:00 e tutje.

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.

E përditësuar në 20:25

Deri tash janë numëruar 134 vendvotime dhe VV prin me rezultat prej 37.18 për qind, PDK është e dyta me 25.10, ndërsa LDK me 17.28.

E përditësuar në 21:05

Tash kur janë numëruar 599 vendvotime ose 23% të votave, sipas KQZ-së, prin Lëvizja Vetëvendosje me 55.77 për qind të votave.

PDK vazhdon të jetë e dyta, ndërsa LDK e treta.

Por, këto rezultate nuk duket të jenë të sakta – si shkak i disa problemeve në faqen e KQZ-së.

/GazetaSinjali/