Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e rezultateve preliminare nga procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare.
Sipas të dhënave më të fundit, me 40% të votave të numëruara në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë vendin e parë me 41.24% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.93%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 18.08%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri në këtë fazë të numërimit ka siguruar 8.31% të votave.
Procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha komunat e vendit, ndërsa rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit nga KQZ.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!