Prishtina ka përfunduar numërimin e votave në zgjedhjet e 7 qershorit, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar 100% të kutive të votimit.
Sipas të dhënave zyrtare preliminare, Lëvizja Vetëvendosje kryeson në kryeqytet me 48,90% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 24,44%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 19,05%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 5,13% të votave në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!