Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike ku kanë votuar qytetarët e Kosovës në diasporë.
Sipas përditësimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 13 nga 47 vendvotime, që përbëjnë 27.66% të totalit të votave të hedhura në përfaqësi diplomatike.
Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 83.82% të votave të numëruara, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.49%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 5.97%.
Në vendin e katërt renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.60% të votave të diasporës.
Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e të gjitha vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!