Meksika regjistroi një numër rekord, prej 35.588 vrasje në vitin 2019, bëhet e ditur në statistikat zyrtare.
Kjo shifër është më e larta, që prej dy dekadave më parë, kur filloi publikimi i statistikave të krahasueshme.
Numri i vrasjeve u rrit me 2,7% krahasuar me atë të një viti më parë.
Pjesa më e madhe e vrasjeve janë kryer nga banda kriminale. Kurse rreth 60.000 persona mbeten ende të zhdukur./Gazeta Sinjali/