image Numër rekord i rasteve me koronavirus, 418 të infektuar për 24 orë

Shëndetësi

Numër rekord i rasteve me koronavirus, 418 të infektuar për 24 orë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 418 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive.”

/GazetaSinjali/