image Nuk pranon të dalë nga shtëpia, pronari ndalon rrënimin në rrugën A në Prishtinë

Kosovë

Nuk pranon të dalë nga shtëpia, pronari ndalon rrënimin në rrugën A në Prishtinë

news image

Ka dështuar të realizohet rrënimi i një shtëpie në rrugën A në Prishtinë, pasi pronari i objektit ka refuzuar të largohet, duke kundërshtuar ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit.

Faruk Manxhuni ka qëndruar brenda shtëpisë gjatë gjithë kohës, duke bërë të ditur se nuk do ta lëshojë pronën derisa të kompensohet për dëmin që pretendon se i është shkaktuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Inspektoratit, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit për rrënimin e objektit.

Megjithatë, për shkak të kundërshtimit të pronarit, autoritetet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe rrënimi nuk është realizuar.

Rasti pritet të trajtohet më tej nga institucionet kompetente, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të ndërmerren hapat e radhës për zbatimin e vendimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/