image Nuk po respektohen masat, grumbull i madh njerëzish para aeroportit të Prishtinës

Sinjalizime

Nuk po respektohen masat, grumbull i madh njerëzish para aeroportit të Prishtinës

news image

Pas rifillimit të punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë publikuar edhe udhëzimet që duhet t’u përmbahen personat që udhëtojnë përmes këtij aeroporti.

Në mesin e tyre, thuhet se vetëm udhëtarët lejohen të hyjnë në ndërtesën e terminalit. Kurse, ata që shoqërojnë udhëtarët në nisje dhe në pritje të tyre, nuk lejohet të hyjnë në hapësirat e terminalit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, qytetarët duhet të mbajnë distancën fizike e po ashtu edhe maska.

Por, si duket ata që po presin para aeroportit, nuk po i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

Në disa fotografi që i kanë dërguar sinjalizuesit shihet se është një numër i madh i qytetarëve para terminalit, të cilët nuk po mbajnë as maska e as distancë fizike. /GazetaSinjali/