image Nuk pati kundërshtar - Arben Fetahu edhe një mandat në krye të FBK-së

Basketboll

Nuk pati kundërshtar – Arben Fetahu edhe një mandat në krye të FBK-së

news image

Arben Fetahu e ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, Fetahu të premten mori votat për të vazhduar si kryetar i FBK-së. 

Ai mori 31 vota pro nga 33 delegatë sa janë gjithsej, dhe do të jetë në krye të FBK-së edhe për katër vjet tjera. 

Fetahu është kryetar i FBK-së prej vitit 2018, duke e pasuar Erolld Belegun. 

“Pasi mori të gjitha votat, Fetahu ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë. Më pas janë zgjedhur nënkryetarët e FBK-së që për katër vitet e ardhshme do të jenë: Artan Kurti dhe Fatmir Gashi. Ndërkohë, anëtarë të Bordit të FBK-së për katër vitet e ardhshme do të jenë: Teuta Abdullahu, Arben Polloshka, Dardan Kasapolli, Ideal Bakija, Florian Miftari, Ideal Bakija dhe Rrahman Përteshi. Në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Dren Zatriqi, Adelina Cipa dhe Leart Hoxha”, ka shkruar FBK-ja në Facebook të premten. 

Kryetari Fetahu ishte kandidat i vetëm për kryetar të FBK-së dhe e mori përkrahjen e të gjitha klubeve dhe shoqatave të licencuara për udhëheqjen e FBK-së.

/GazetaSinjali/