image “Nuk ndodhë më…”/ Burri në Prishtinë e rrah gruan, i kërkon falje dhe ikë - denoncohet në Polici

Siguri

“Nuk ndodhë më…”/ Burri në Prishtinë e rrah gruan, i kërkon falje dhe ikë – denoncohet në Polici

news image

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Gratë janë ato që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar burrin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje mes tyre, e ka telefonuar duke i kërkuar falje dhe më pas ka ikur.

Sinjali ka mësuar se bazuar në dëshminë e saj, ky nuk është rasti i parë, pasi edhe në të kaluarën, i dyshuari ka ushtruar dhunë.

Si rezultat i denoncimit, njësitet janë vënë në lëvizje, por nuk kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar, pasi i njëjti ka ikur dhe po qëndron në arrati.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të nisin hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/