image Nuk ndalen telashet e Chelseas, dy lojtarë humbasin ndeshjet e mbetura të sezonit

Futboll

Nuk ndalen telashet e Chelseas, dy lojtarë humbasin ndeshjet e mbetura të sezonit

news image

Kriza e Chelseas po vazhdon javë pas jave, në njërin prej sezoneve që po konisderohet si më të dështuarit të tyre në dy dekadat e fundit.

Përpos rezultateve të dobëta, skuadra londineze po përballet edhe me lëndime të shumta.

Së fundi, trajneri i përkohshëm, Frank Lampard ka konfirmuar edhe dy lëndime të reja, që mbase kanë humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Reece James, i cili ka pësuar një lëndim tjetër në kofshë, që do ta mbajë atë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

E njëjta duket edhe për mesfushorin Mason Mount, për të cilin mbase thuhet se ka gjasa që të jetë i disponueshëm për ndeshjen finale të sezonit, ka deklaruar Lampard.

/GazetaSinjaliSport/