Carlos Tevez ishte një nga ata lojtarët që la gjurmë kudo që shkoi. I dalë nga akademia e Boca Juniors, në një moshë shumë të hershme ai përgatiti valixhet për të bërë hapin e madh në Premier League.
Gjatë thuajse një dekade në Angli në radhët e West Hami, Manchester United dhe Manchester Cityt, “Apache” u kritikua për mungesën e interesit të tij për të mësuar gjuhën angleze.
Në një intervistë për “DSportsRadio”, sulmuesi legjendar argjentinas ka komentuar arsyen e një vendimi kaq të çuditshëm.
“Unë nuk doja të mësoja anglisht, doja që ata (skuadra) të mësonin spanjisht. Kam pasur një xhaxha që luante për River Plate. Ai luajti në skuadrën e rezervave dhe kur do të bënte debutimin me ekipin e parë u thirr për të luftuar në Luftën e Malvinas”, rrëfeu ish-sulmuesi argjentinas. “Ai vuajti shumë pasi u kthye dhe u bë i alkoolizuar. Kjo më preku shumë sepse ishim shumë të afërt,” tha me sinqeritet “Apache”.
Carlos Tevez, kur ishte 18 vjeç, shkoi në Angli tek West Hami për t’u bashkuar më vonë me Manchester United të Sir Alex Ferguson.
“Shtatë vitet që isha në Angli ishin si të thuash: “Mirë, jam këtu për punë, por nuk do të përshtatem me kulturën angleze. Çdo gjë ka një arsye. Nuk e kam treguar kurrë këtë histori deri më sot”.