image Nuk mbetet asnjë veturë me qira, diaspora i huazon të gjitha

Kosovë

Nuk mbetet asnjë veturë me qira, diaspora i huazon të gjitha

news image

Kompanitë që lëshojnë vetura me qira këto dy muaj janë në vlugun e madh të punës.

Ata po thonë se shpesh po duhet që t’i refuzojnë klientët për shkak të kërkesës së madhe që kanë.

Arsye kryesore e shtimit të kërkesave del të jetë ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

Çmimet e huazimit të veturave, për një ditë, janë nga 25 deri në 30 euro, për makina më ekonomike teksa ato luksozet arrijnë çmimin deri në 200 euro.

Në periudhën e vlimit të mërgimtarëve u shtohet puna edhe taksi kompanive.

Pronari i njërës nga to, që foli me kushte anonimiteti tha se për shkak të kërkesave të shtuara, ndodhin vonesa deri në 40 minuta për të shkuar në vendin ku pret pasagjeri.

Në ditë normale, për këtë duhen vetëm 5 minuta. /GazetaSinjali/