Disa nga kamionët me mallra nga Kosova të cilët ishin nisur për në Serbi janë ndalur në kufi.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka thënë se nuk e dinë arsyen e këtij ndalimi, por siç ka thënë ai nga ora 17:00 në Serbi fillon “Ora Policore”.
“Me sa kam informata unë për shkak të orës policore në Serbi, por flasim përsëri më vonë ndoshta kam më shumë informata”, ka thënë Stavileci. /Gazeta Sinjali/